Aktivisti i opozitës ruse kërkon azil në Ukrainë

Aktivisti i opozitës ruse kërkon azil në Ukrainë

Autoritetet ukrainase kanë thënë se një aktivist i opozitës ruse ka kërkuar azil në vendin e tyre.

Roman Roslovtsev, i njohur për protestat e tij kundër presidentit rus, Vladimir Putin, duke mbajtur në fytyrë një maskë të tij, hyri në Ukrainë përmes Bjellorusisë, raporton BBC.

Ai i tha televizionit lokal se është duke kërkuar azil për shkak të përndjekjes nga ana e shërbimit rus të sigurisë. Agjencia kufitare e Ukrainës ka thënë se janë duke e shqyrtuar kërkesën e tij për azil nga autoritetet e migracionit.

Agjencia shpërndau një komunikatë ku nuk përmendej emri i Roslovtsev, por vetëm thuhej se, “një shkrimtar i famshëm rus”, i njohur për protestat e tij, kishte aplikuar për azil.

Roslovtsev, 36 vjeç, është ndaluar të paktën 9 herë nga autoritetet ruse pasi që është shfaqur duke ecur në Sheshin e Kuq të Moskës me maskën e Putin./Insajderi.com