Aktet ligjore që hedhin në ujë arsyetimet për mosdhënie të ndihmës

Aktet ligjore që hedhin në ujë arsyetimet për mosdhënie të ndihmës

Dy të arrestuarit për mosdhënie të ndihmës ëpr 63 vjecarin i cili vdiq në trotuarin e magjistrales Gjilan-Ferizaj me 2 korrik, kanë dhënë deklaratat e tyre para prokurorisë e cila i ka ndaluar ata për 48 orë.

Insajderi ka raportuar se të dy të arrestuarit,  i arrestuari i parë F.M nga Gjilani i lindur në vitin 1991,  shoferi i veturës së katërt e cila sipas videos shihet që parakalon me një kamionetë, ngjyrës së bardhë që bartë disa skele pune dhe i arrestuari i dytë, H.H nga Gjilani 1975  i cili vozitë një kamionetë të kuqe që bartë materiale ndërtimore (blloqe) kanë thënë para hetuesve të prokurorisë në Gjilan se fillimisht nuk e kanë ditur se kanë përgjegjësi për të dhënë ndihmë dhe më pas kanë dhënë arsyen e dytë se kanë qenë “me mjete transportuese”.

Por sipas prokurorit të cështjes nga Prokuroria Themelore në Gjilan, Agron Uka ka thënë se Kodi Penal i Kosovës është tepër specifik në lidhur me këtë cështje.

Neni 191 i Kodit Penal “Mosdhënia e ndihmës”, qysh në paragrafin e parë thotë se “kushdo që nuk i ofron ndihmë personit jeta e të cilit ndodhet në rrezik të drejtpërdrejtë, edhe pse këtë ka mundur ta bëjë pa rrezik të madh për veten apo tjetrin, dënohet me burgim deri në një (1) vit”.

E kur vepra penale nga paragrafi 1-rë i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor ose me dëmtim të rëndë të shëndetit të personit të rrezikuar, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet ndërsa kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekjen e personit të rrezikuar, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.

Prokurori Uka i ka thënë Insajderit se përpos Kodit Penal janë edhe disa specifika të tjera që i qesin në ujë arsyetimet e të dy arrestuarve.

“Kushdo që posedon patentshofer llogaritet se e ka ditur përgjegjësinë se duhet të ofrojë ndihmë”, ka thënë Uka për Insajderin.

Sipas tij, as arsyetimi se kanë qenë me mjete transportuese nuk mund t’i shpëtojë dy të arrestuarit.

Policia në anën tjetër është në kërkim edhe të dy vozitësve të tjerë të veturave që kalojnë pranë trupit të viktimës 63-vjeçare./Insajderi.com

LEXO HULUMTIMIN NGA INSAJDERI:

“EL CHAPO” KOSOVAR QË ARRITI TË PËRFITOJË MBI 1 MILION EURO NGA TENDERËT PUBLIKË (I)

Historia e "El Chapo's" nga kosovar

#Insajderi dhe Democracy Plus sjellin hulumtimin "El Chapo" kosovar që përfitoi mbi 1 milionë euro derisa ishte në burg. https://goo.gl/oErCQv

Posted by Insajderi on Monday, 10 July 2017