Aktakuzë për zyrtarin e komunës së Pejës – dëmtoi buxhetin 30 mijë euro

Aktakuzë për zyrtarin e komunës së Pejës – dëmtoi buxhetin 30 mijë euro

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit H.K. për vepër penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas prokurorisë,  i pandehuri H.K. prej datës 14.07.2016 e në vazhdimësi deri më 18.10.2016, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare, si person përgjegjës për komunitete në Komunën e Pejës, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete tejkalon autorizimet ligjore.

“H.K. përmes disa programeve kompjuterike është futur në fjalëkalimet e zyrtarit për komunitete dhe asaj për tatim në pronë dhe nga sistemet e tyre kompjuterike ka arritur që të shlyej obligimet tatimore të disa tatimpaguesve, duke përfituar për vete në mënyrë të kundërligjshme. Po ashtu buxhetit të Komunës së Pejës i ka shkaktuar dëme në shumën prej 30.000€”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.