Aktakuzë për terrorizëm kundër një kosovari

Aktakuzë për terrorizëm kundër një kosovari

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur, kundër të pandehurit, L. F., për veprën penale: Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist.

Sipas aktakuzës, i pandehuri L. F. i është bashkuar organizatës terroriste të quajtur ISIS, duke marrë pjesë në luftimet e zhvilluara në Siri, ku atje ka qëndruar afër dy muaj. Pas dy muajsh qëndrimi në Siri, duke u kthyer për në Kosovë është ndaluar nga Policia e Turqisë dhe është kthyer në Republikën e Kosovës.

Andaj me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale: Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprën e kryer penale dhe ta dënojë sipas ligjit.