Aktakuzë për grabitje kundër tre personave

Aktakuzë për grabitje kundër tre personave

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve J.G. L.G. dhe T.TH. për shkak të dyshimit të bazuar se duke vepruar në grup kanë kryer vepër penale “Grabitje”.

Sipas aktakuzës, të pandehurit J.G. L.G. dhe T.TH, me datë 24.11.2016 rreth orës 20:27 në Pejë, rr. “UÇK-së”, në marketin “E-Market”, duke vepruar në grup, pasi paraprakisht ishin marrë vesh i kishin ndarë detyrat për kryerjen e grabitjes.

Me të arritur në vendin e lartcekur, sipas aktakuzës, të pandehurit L.G. dhe J.G. dalin nga vetura të cilën e drejtonte i pandehuri T.TH. vejnë maskat në kokë dhe derisa e dëmtuara V.K. ishte vetëm në lokal, të pandehurit L.G. dhe J.G. futen brenda, ku i pandehuri L.G. nën kërcënimin e armës i drejtohet të dëmtuarës e pastaj së bashku me të pandehurin J.G. marrin paratë, largohen nga aty dhe më pas paratë i ndajnë në mënyrë të barabartë.

Prokuroria ka ngritur aktakuzën pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, për çka të pandehurit e lartcekur, me veprimet e tyre kanë kryer veprën penale “Grabitje”./Insajderi.com