Aktakuzë për terrorizëm kundër B.Q.   

Aktakuzë për terrorizëm kundër B.Q.   

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë pranë Gjykatës Themelore të Mitrovicës, kundër përsonit B.Q, sipas i pandehuri ka bërë propagandë në lidhje me organizatën terroriste “ISIS”, duke i përkrahur haptazi veprimet  e tyre terroriste siç janë sulmet e fundit terroriste nëpër botë, duke bërë thirrje të gjithë myslimanëve  që t’i bashkëngjiten “luftës së shenjtë” për XHIHAD.

“Prishtinë, 17 janar 2018 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë pranë Gjykatës Themelore të Mitrovicës, ndaj të pandehurit B.Q nga Mitrovica për shkak të veprës penale “bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj”, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës, nga neni 3 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 3 të Ligjit Nr. 05/L-002, për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit. Sipas aktakuzës i pandehuri B.Q. në vazhdimësi gjatë vitit 2017 përmes rrjetit social “facebook” me anë të postimit të xhirimeve audio-vizuele dhe fotografive ka bërë propagandë në lidhje me organizatën terroriste “ISIS”, duke i përkrahur haptazi veprimet  e tyre terroriste siç janë sulmet e fundit terroriste nëpër botë, duke bërë thirrje të gjithë myslimanëve  që t’i bashkëngjiten “luftës së shenjtë” për XHIHAD, e që gjatë muajit nëntor të vitit 2017 në llogarinë e tij të rrjetit social “facebook” ka shpërndarë  fotografi kërcënuese.  Me këto veprime i pandehuri B.Q. ka kryer veprën penale të lartcekur”, thuhet në njoftim.