Aktakuzë ndaj tre personave që grabitën një shtetas holandez

Aktakuzë ndaj tre personave që grabitën një shtetas holandez

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër tre personave, të cilët dyshohen se më 3 korrik të këtij viti kanë sulmuar një shtetas holandez, të cilin poashtu e kanë plaçkitur.

E.S., F.K. dhe J.K “me qëllim që ti sjellin vetes dobi pasurore të kundërligjshme e sulmojnë fizikisht të dëmtuarin J.S.K., shtetas holandez, e pastaj nga ai kërkojnë të holla, e kontrollojnë nëpër xhepa dhe ia marrin një telefon celular të tipit “Sony-Experia”, në vlerë rreth 600 Euro”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Me këto veprime E.S., F.K. dhe J.K., në bashkëkryerje kryen veprën penale grabitja, nga neni 329 paragrafi 1, lidhur me nenin 31, të KPRK dhe veprën penale lëndim i lehtë trupor, nga neni 188, paragrafi 1 nën paragrafi 1.4,  lidhur me nenin 31 të KPRK, thuhet tutje në komunikatë.