Aktakuzë ndaj tre personave për posedim të narkotikëve

Aktakuzë ndaj tre personave për posedim të narkotikëve

Prokuroria Speciale e Kosovës  ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër tre personave për posedim të narkotikëve.

Të akuzuarit sipas prokurorisë janë Sh.H., S.H., dhe R.Sh.

Sipas aktakuzës te të akuzuarit janë gjetur mbi 55 kilogram narkotik e llojit “marihuan” e cila kishte qenë e paketuar në 58 paketime.

“Andaj, me veprimet e tyre sipas aktakuzës ka elemente të veprës penale: Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikeve, substancave psiokotrope dhe analoge”, shkruan në njoftimin e  prokurorisë.

Për njërin nga të pandehurit, Sh.H. njoftohet se përveç mjeteve narkotike i ishte gjetur edhe një Revole dhe 6 predha.

“Andaj, me veprimet e tij, sipas aktakuzës ka elemente të veprës penale: Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në komunikatën e prokurorisë. /Insajderi.com