Aktakuzë ndaj Kikës së Big Brother: E detyroi gruan të shitej për seks

Aktakuzë ndaj Kikës së Big Brother: E detyroi gruan të shitej për seks

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë për prostitucion kundër të pandehurit Kreshnik Husaj, i njohur si Kika i Big Brother (Kishte marrë pjesë në Big Brother Albania 8). Kika akzuzohet se ka detyruar gruan e tij që të kryente prostitucion, raporton gazetametro.net.

Prokuroria e Pejës, ka bërë të ditur se përveç Husajt, aktakuzë është ngritur edhe ndaj një femre me inicialet A.Z, me akuzën se bashkë kanë detyruar të dëmtuarën të kryej marrëdhënie seksuale në këmbim të parave.

Husaj, sipas Prokurorisë ka detyruar V.T, me të cilën ka bashkëjetuar dhe ka një vajzë, që të kryej prostitucion.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri K.H. nga viti 2014, e në vazhdimësi deri në muajin nëntor të vitit 2016 në Pejë, me kanosje serioze e ka detyruar të dëmtuarën V.T. me të cilën ka bashkëjetuar dhe kanë një vajzë, që të merret me prostitucion, duke i gjetur klient të ndryshëm”.

“Ndërsa e pandehura A.Z. sipas aktakuzës në vitin 2014 në muajin nëntor, në Pejë, me kanosje serioze, e ka detyruar të dëmtuarën V.T. që të merret me prostitucion, në atë mënyrë që e njëjta i’a ka gjetur dy klientë”.

“Me këto veprime dy të pandehurit K.H dhe A.Z. kanë kryer veprën penale mundësimi ose detyrimi për prostitucion”. /gazetametro.net