Aktakuzë ndaj inspektorit të Ministrisë së Punës që dyshohet se kërkoi ryshfet

Aktakuzë ndaj inspektorit të Ministrisë së Punës që dyshohet se kërkoi ryshfet

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit M.B., për shkak se ka kryer veprën penale marrje ryshfeti.

“I pandehuri dyshohet se me datën 22 shtator në kafiterinë “Sach” në Prishtinë, në cilësinë e personit zyrtar të punës në Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka kërkuar përfitim material për vete, në shumën prej 10 mijë euro, kontabilistit të Kompanisë “All Zone”, me arsyen që kompania mos të ndëshkohet për shkak të katër punëtorëve të huaj të cilëve iu kishte skaduar afati i kontratave të punës, thuhet në komunikatën e PSRK, raporton Insajderi.

Sipas Prokurorisë Speciale, i pandehuri i kishte thënë se duhet të ndëshkohet me gjobë prej 90 mijë euro për secilin prej tyre, edhe pse këtë shkelje të ligjit i pandehuri si kryeinspektor në inspekcionin prej tre anëtarësh, nuk e ka konstatuar gjatë inspektimit./Insajderi.com