Aktakuzë ndaj dy personave për vrasje të rëndë

Prokuroria e Prizrenit aktakuzë ndaj Xh.H dhe N.M.

Aktakuzë ndaj dy personave për vrasje të rëndë

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër Xh.H dhe N.M., nën dyshimin se kanë kryer veprën penale, vrasje e rëndë dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas aktakuzës i pandehuri Xh.H., me dashje ka privuar nga jeta të ndjerin E.M., dhe e ka vënë në rrezik jetën e N.M., me qëllim të fitimit të dobisë pasurore.

“Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale vrasje e rëndë, po ashtu i njëjti ka kryer veprën penale, posedim të paautorizuar të armëve”.

Kurse i akuzuari i dytë N.M sipas aktakuzës në kohën dhe vendin e njëjtë me dashje ka ndihmuar të akuzuarin Xh.H., në kryerjen e veprës penale. /Insajderi.com