Aktakuzë kundër ish-kandidates për deputete

Aktakuzë kundër ish-kandidates për deputete

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare kundër Elmaze Zogaj, ish-kandidate për deputete në zgjedhjet e vitit 2014.

Sipas aktakuzës, ajo më datë  08.06.2014, në kohë të pacaktuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë,  në cilësinë e personit zyrtar, kandidate për deputete nga subjekti KDTP, “kryen vepër të kundërligjshme me qëllim të ndikimit te votuesit në ushtrimin e të drejtës për të votuar në favor apo kundër një personi të caktuar”.

“Në atë mënyrë që në listën e kandidatëve për tu zgjedhur nga subjekti politik ku ishte kandiduar figuron emri i saj ndërsa fotografinë në afishet dhe bilbordet e ka vendosur të motrës së saj, e cila në atë kohë ishte nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeçare. Me këto veprime e akuzuara ka kryer  veprën penale  keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve nga neni 214 të KP-ës”, njofton prokuroria.