Aktakuzë kundër dy personave që votuan dy herë në zgjedhjet e 11 qershorit

Aktakuzë kundër dy personave që votuan dy herë në zgjedhjet e 11 qershorit

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur aktakuzë kundër dy personave për “Keqpërdorimi i të drejtës së votimit”.

Sipas aktakuzës, të pandehurit N.L. dhe N.L. me me 11 qershor në fshatin Dranoc të Deçanit, me dashje, kanë votuar për të dytën herë.

“Edhe pse e kanë ditur  se kanë votuar njëherë, ashtu që të pandehurit fillimisht kanë shkuar me dëshmitarin S.H. në qendrën e votimit në vendin e lartcekur dhe kanë votuar, pasi kthehen në shtëpi prapë shkojnë me dëshmitarin Sh.L. dhe përsëri votojnë në të njëjtën qendër të votimit”, thuhet në njoftim.

Prokurori i çështjes i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit t’i shpall fajtor dhe t’i dënoj sipas ligjit./Insajderi.com