Kryetarja e Dhomave të specializuara, Ekaterina Trendafilova ka folur për punën e Speciales dhe koha se kur pritet që të ngriten aktakuzat e para ose arrestimet e para.
Ajo nuk ka dashur të përmend kohën e saktë se kur pritet të ndodhë një gjë e tillë duke thënë se kjo i përket Prokurorisë së Speciales.
“Por unë e di se kjo mund të ndodhë në cdo moment sepse Prokuroria po e bënë punën e saj. Por nuk mund të jap përgjigje sepse Prokurori po e bënë punën e tij dhe kjo është përgjegjësi e pavarur nga Dhomat e Specializuara”, ka thënë Trendafilova në Rubikon të KTV-së.
Ajo tha se deri më tani nuk është ngritur ndonjë aktakuzë edhe pse ato mund të ngriten dhe të mos bëhen publike derisa të zyrtarizohet.
Trëndafilova theksoi se përzgjedhja e gjykatësve do të jetë edhe më selektive se ajo e EULEX-it.
Ajo ka thënë se ata që donin të aplikonin do të merreshin në pyetje nga profesionistë të sistemit vendor.
Brenda këtij procesi, presidentja e Dhomavë të Specializuara theksoi se kishin intervista serioze për panelin e përzgjedhur ndërkombëtar për gjykatësit e pavarur.
“Ishte një intervistë, e cila zgjati një orë e ndoshta edhe më shumë në Bruksel dhe një tjetër që u mbajt të Hagë”, përfundoi ajo./Insajderi.com