Me aksionin e sotëm #PROTESTOJ kundërshton ligjin për fondet pensionale

Me aksionin e sotëm #PROTESTOJ kundërshton ligjin për fondet pensionale

Ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për Fondet Pensionale ishte pjesë e aktivitetit të sotëm të grupit të qytetarëve #Protestoj që u mbajt “Te Kafja e penzionerëve”.

Ky grup që ka filluar protestat dhe aksionet pas publikimit të “Dosjes së Shefave”, thanë se iniciativa e qeverisë për pensione është bërë “për plaçkitjen e qytetarëve”.

“Iniciativa e fundit e Kuvendit të Kosovës, i cili ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës, shënon kapërcimin më të madh që kjo qeveri ka bërë deri më tani, që legjitimon plaçkitjen e pronës private të qytetarëve të Kosovës”, tha Edona Bajrami.

Pensionistët u pajtuan me qëndrimet e këtyre qytetarëve, ku thanë se sot në protestën e cila do të mbahet në ora 17:00, do të jenë prezent. /Insajderi.com

aksioni