Mbyllen trembedhjetë lokale në dyshimin për trafikim me qenie njerëzore

Mbyllen trembedhjetë lokale në dyshimin për trafikim me qenie njerëzore

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në Prizren dhe Gjakovë së bashku me inspektorët komunal, gjatë kontrollit në disa lokacione për dyshimet ‘trafikim me qenie njerëzore’

Në Prizren, gjatë kontrollit në 15 lokale të cilat gjenden në hapësirat e objekteve biznesore tek tregu i gjelbër, ku janë hasur duke punuar gjithsej 17 punëtore femra, 13 nga to shtetase të Shqipërisë dhe 4 shtetase të Kosovës.

Policia ka njoftuar se dymbëdhjetë  lokale janë mbyllur me vendim të Inspektoratit Komunal të KK Prizren, për shkak të parregullsive që janë gjetur.

“ Janë konfiskuar 2 dokumente të shtetaseve të Shqipërisë, të cilat dokumente do t’iu dorëzohen zyrtarëve të Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj. Në stacion policor është shoqëruar një femër së bashku me një fëmijë 7 muajsh e cila është hasur duke punuar në njërin nga lokalet e kontrolluara.  E njëjta është duke u intervistuar dhe në konsultim me prokurorin e shtetit do të vendoset për hapat e mëtutjeshëm.

Ndërkaq në Gjakovë, është kontrolluar një lokal në Gjakovë, në të cilin janë legjitimuar gjithsej 4 femra, 2 shtetase të Shqipërisë, 1 shtetase e Maqedonisë dhe 1 shtetase e Kosovës.

“Dy punëtoret shtetase të Shqipërisë pas intervistimit pritet ti dorëzohen Njësitit për Migrim dhe të Huaj për të vazhduar me procedura të mëtejme. Në mungesë të dokumentacionit lokali është mbyllur nga inspektorët komunalë në Gjakovë”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com