Ka zgajtur plotë pesë orë operacioni përbashkët policor mes Italisë Malit të Zi dhe Shqipërisë, ku u arrestuan dy trafikantë droge.

Policia e S" />

Aksioni 5 orësh në det për kapjen e dy shqiptarëve me 1.9 ton drogë

Aksioni 5 orësh në det për kapjen e dy shqiptarëve me 1.9 ton drogë

Ka zgajtur plotë pesë orë operacioni përbashkët policor mes Italisë Malit të Zi dhe Shqipërisë, ku u arrestuan dy trafikantë droge.

Policia e Shtetit ka dhene detaje të reja në lidhje me superoperacionin anti-drogë, ku  dy trafikantë që tentonin të transportonin drogë me skaf.

Bëhet me dije se në fund të oeracionit që zgjati pesë orë (ndjekje në det të hapur) policia prej bllokoi gomonen e fuqisë së lartë me tre motorë, ndërsa sekuestruan plot 1,9 ton kanabis, që trafikantët e kishin hedhur më parë në det për t’i shpëtuar ndjekjes së policisë.

Dy trafikantët u ndaluan në det të hapur nga Guardia di Finanza e Termolit dhe Barit të drejtuar nga avioni i Frontex.

Forcat e policisë së kufirit të Shqipërisë me koordinimin e QNOD, NUFROM i Guardia di Finanza në Durrës dhe Vlorë dhe policia e kufirit të Malit të Zi kishin dalë në afërsi të kufirit Shqipëri -Mali i Zi ku edhe ishte drejtuar gomonia pasi i ishte afruar njëherë bregdetit të Termolit në Molizë nga ku edhe ka filluar ndjekja.