Aksionet e Snap ranë me 14% pas një tjetër raporti financiar zhgënjyes

Aksionet e Snap ranë me 14% pas një tjetër raporti financiar zhgënjyes

Aksionet e Snap ranë me 14% ditën e Enjte pasi kompani e medias sociale raportoi humbje prej 410 milion dollarësh në tre mujorin e fundit si dhe më pak përdorues sesa pritej.

Vlera e aksioneve është në rënie që nga Snap doli në bursë në fillim të vitit. Firma raportoi 173 milion përdorues aktivë në ditë, një rritje me vetëm 4% krahasuar me tre mujorin paraardhës.

Megjithatë kompania vuan konkurrencën e fortë nga Facebook i cili ofron të njëjtat shërbime.

Gjatë dalje në bursë aksionet e Snap vlerësoheshin me 17 dollar ndërsa aktualisht tregtohen me vetëm 14 dollar.

Ditën e Enjte ekzekutivi Evan Spiegel dhe bashkëthemeluesi Robert Murphy premtuan se nuk do të shisnin asnjë prej aksioneve si një shenjë besimi tek perspektiva e kompanisë.

Snap doli në skenën globale si aplikacioni i cili publikonte foto dhe video që fshiheshin vetvetiu për një periudhe të caktuar kohore.

Kompania tha se është duke punuar intensivisht për të tërhequr reklamues me çmime të ulëta dhe prova që tregojnë se reklamat funksionojnë në Snapchat.

Të ardhurat në tre mujorin e cili u mbyll në Qershor ishin 181.7 milion dollar, më shumë se dyfishi i një viti më parë.

Por shpenzimet janë rritur edhe më shpejtë në 630.6 milion dollar. Baza e përdoruesve të Snapchat është rritur me 20% nga viti në vit.