Aksion i policisë në Skenderaj, konfiskohen dy armë

Aksion i policisë në Skenderaj, konfiskohen dy armë

Policia gjatë një aksioni në orët e hershme të mëngjesit ka konfiskuar dy armë. Aksioni ka ndodhur në tri lokacione të ndryshme në fshatin Marinë të Skenderajt.

“Me urdhër të Gjykatës, sot rreth orës 06:00 të mëngjesit Policia e Kosovës ka realizuar një bastisje në tri lokacione të ndara, ku gjatë kontrollimit në dy lokacione janë gjetur dy pushkë gjuetie, 12 fishekë të cal 12 mm, për të cilat nuk posedonin leje, dhe në cilësi të provave materiale janë konfiskuar, ku dy personat e dyshuar D.G., 22 vjeçar dhe N.G., 62 vjeçar, janë arrestuar dhe janë intervistuar nga policia”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të dyshuarit pas procedurave intervistuese nga prokurori i shtetit, janë liruar për procedurë të rregullt. Ndaj tyre është iniciuar rasti për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”./Insajderi.com