Aksion pastrimi rreth liqenit të Batllavës

Aksion pastrimi rreth liqenit të Batllavës

 

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” dhe CDI, me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Ujit me 22 mars organizon sot aksion për pastrimin e ambientit rreth liqenit të Batllavës.

Kësaj iniciative do ti bashkohen përfaqësues të Komunës së Podujevës, nxënës të shkollave të mesme, IKSHP – ekipi i edukimit shëndetësorë, OJQ “ Ta pastrojmë Kosovën”, OJQ “Ekovicioni” dhe përfaqësues të fshatrave.

Dita botërore e ujit shënohet për çdo vit më 22 mars. Kjo ditë është përcaktuar me rezolutën e OKB në dhjetor të vitit 1992.

Nga viti 1993, 22 marsi shënohet si ditë botërore e ujit./Insajderi.com