Aksidentohet rëndë deputeti i Parlamentit shqiptar (Foto)

10.08.2017 15:17
Aksidentohet rëndë deputeti i Parlamentit shqiptar (Foto)

Deputeti i Parlamentit shqiptar, Eduart Ndocaj, ka pësuar një aksident automoblistik duke udhëtuar me makinë.

Ndocaj ka publikuar në rrjetin social Facebook, pamjet e makinës së dëmtuar rëndë nga aksidenti. Ai jep lajmin e mirë se lëndimet e marra kanë qenë të vogla.

“Falenderoj Zotin qe kam shpetuar nga nje aksident shume i rrezikshem. Ne austraden per Parma jam perplasur duke u rrokullisur disa here me makine e as vete e kuptoj se si kam shpetuar. Falenderoj Zotin per kete! Kjo eshte gjendja e makines pas aksidenti! Tani jam mire dhe ju pershendes te gjitheve!” shkruan Ndocaj në rrjetin social Facebook.