Aksidentohet ish-kryeministri i Kosovës

26.08.2017 12:16
Aksidentohet ish-kryeministri i Kosovës

Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi, ka pësuar një aksident trafiku në lagjen Veternik në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

Fatmirësisht Kosumi nuk është lënduar fare dhe vetura e tij ka pësuar vetëm një gërvishtje të vogël.

Por, ish-kryeministri ka refuzuar të largohet nga rruga derisa policia të vije në vend të ngjarjes.

Kjo ka krijuar një tollovi të madhe dhe kolonë të gjatë të veturave.