Aksidentohet eskorta e kryeministrit Edi Rama (Video)

Aksidentohet eskorta e kryeministrit Edi Rama (Video)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në hyrje të Korçës, ku tri automjete janë përplasur mes tyre, dy prej të cilave makina shoqëruese të Ministrisë së Brendshme, pjesë e eskortës së Kryeministrit.

Top Channel mëson se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët u dërguan me urgjencë për në spital nga ku konfirmohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Më e rënduar është gjendja e shtetasit Gj. Agalliut. Shkaqet e aksidentit të rëndë janë ende të paqarta.