Autobusi nga Maqedonia, i cili ka udhëtuar prej në Gjerimani, mbrëmë është përplasur me një makinë në afërsi të Schlierbach të Austrisë.
Siç njoftojnë mediat austriake, në aksident jetën ka humbur shoferi i makinës (27), ndërsa lëndime të lehta kanë marrë edhe disa udhëtar në autobus, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për momentin nuk ka informacione për arsyet e aksidentit, ndërsa rruga për disa orë ka qenë e bllokuar.