Aksident trafiku tek hekurudha në Drenas

Aksident trafiku tek hekurudha në Drenas

Një aksident trafiku ka ndodhur në Drenas këto orë të vona të mbrëmjes së diel por nuk raportohet për të lënduar.

Bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur saktësisht në rrugën që shpie në Komoran, konkretisht tek hekurudha.

Policia e Kosovës ka dalë në vend të ngjarjes, ku po largon makinat e aksidentuara nga rruga, ndërkaq nuk dihet gjendja e të lënduarve të cilët ishin pjesë e aksidentit.

Pas bllokimit të rrugës si pasojë e aksidentit, tani rruga është liruar për qarkullim.