Aksident trafiku në Mitrovicë, vdes këmbësori

Aksident trafiku në Mitrovicë, vdes këmbësori

Një aksident trafiku me fatalitet është raportuar dje rreth orës 17:00. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Koshtovë të Mitrovicës, ku si pasojë e aksidentit ka humbur jetën H. A., 69 vjeçar.

“Nga hetimet e para të bëra në vendngjarje nga hetuesit e Njësisë së trafikut rajonal, bëhet e ditur se si shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës nga ana e ngasësit të automjetit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarit 34 vjeçar është caktuar masa e ndalimit policor.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion./Insajderi.com