Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se dje në Pejë ka ndodhur një aksident trafiku me ç’rast një burrë ka humbur jetë, përderisa edhe pesë të tj" />

Aksident trafiku me fatalitet, pesë të tjerë të lënduar

Aksident trafiku me fatalitet, pesë të tjerë të lënduar

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se dje në Pejë ka ndodhur një aksident trafiku me ç’rast një burrë ka humbur jetë, përderisa edhe pesë të tjerë janë lënduar.

“Informoheni se më datën 11.11.2017 rreth orës 22:45 në rrugën “UÇK” në Pejë, pikërisht në afërsi të palestrës së sporteve ka ndodhur aksident në komunikacionin rrugor ku ishin të përfshira dy (2) automjete me targa të regjistrimit vendor”, thuhet në komunikatë.

Policia më tutje shton se, “në këtë aksident pos dëmeve të mëdha materiale shkaktohen edhe lëndime trupore, me ç’rast kanë pësuar gjashtë (6) persona, të cilët dërgohen në spitalin rajonal në Pejë dhe më pas dy(2) nga ta dërgohen për në QKUK-Prishtinë, pasi që gjendja e tyre ishte e rënde sipas vlerësimit mjekësor, ku më pas policia është informuar se njëri nga personat e lënduar të dërguar në Prishtinë me inicialet D.R. (1992) kishte ndërruar jetë, dhe ky ishte si pasagjer në njërin nga automjetet e aksidentuara”.

Trupi i pajetë i këtij personi me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar për obduksion. Të lënduarit tjerë të në këtë aksident janë në trajtim mjekësor në spitalin rajonal në Pejë.