Aksident i rëndë te Katedralja në Prishtinë

Aksident i rëndë te Katedralja në Prishtinë

Një aksident i rëndë ka ndodhur të premtën në mbrëmje te udhëkryqi kryesor në Prishtinë, afër Katedrales.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, një BMW me targa të huaja dhe një Audi me targa vendore, shkruan Lajmi.net.

Së paku një grua është e lënduar dhe është transportuar me makinë të ndihmës së shpejt për në Emergjencë.

Policia ka dalur në vendin e ngjarjes, meqë një pjesë e udhëkryqit është bllokuar.