Aksident i rëndë në Klinë, treni godet veturën

18.03.2017 20:27
Aksident i rëndë në Klinë, treni godet veturën

Një aksident komunikacioni në orët e mbrëmjes ka ndodhur në afërsi të Klinës, kur një veturë është goditur nga treni, shkruan Telegrafi.

Në këtë aksident, sipas njoftimeve, disa persona janë lënduar, por që raportohet se janë jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe policia për të hetuar shkaqet e aksidentit.