Aksident i rëndë në dalje të Prishtinës, njëra prej veturave ikë nga vendngjarja

Aksident i rëndë në dalje të Prishtinës, njëra prej veturave ikë nga vendngjarja

Në orët e mbrëmjes në fshatin Bërnicë të Prishtinës ka ndodhur një aksident, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar disa persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.

“Një aksident trafiku me lëndime është raportuar në dalje të Prishtinës, njësitet policore i janë përgjigjur rastit dhe janë duke ndërmarr veprime të nevojshme për të hetuar rrethanat se si ka ndodhë aksidenti”, ka thënë Hoxha, përcjellë Klan Kosova.

“Si informacione fillestare janë se njeri prej automjeteve të përfshira është larguar nga vendi ku ka ndodh aksidenti”, ka shtuar ai.

“Pasi që të ndërmerren veprime të mëtejme dhe informacione relevante lidhur me rastin do të njoftoheni me kohë”, ka pohuar Hoxha më tej.