Aksident në Veternik, rrotullohet një veturë

Aksident në Veternik, rrotullohet një veturë

Një veturë është rrotulluar në një aksident që ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në lagjen Veternik të Prishtinës.

Insajderi ka siguruar foto nga vendi i ngjarjes ku ka ndodhur aksidenti.

Zëdhënësit e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës kanë qenë të paqasshëm në telefon, çfarë e ka bërë të pamundur të marrim informacione për rastin në fjalë. /Insajderi.com