Aksident në Veternik – fillon kolona e gjatë

Aksident në Veternik – fillon kolona e gjatë

Një aksident mes një kamioni dhe një veture ka ndodhur në Veternik të Prishtinës. Në redaksinë e Insajderit një lexues ka dërguar disa fotografi ku nga aksidenti shihet kolona e gjatë që janë shkaktuar, raporton Insajderi.

Nuk dihet ende për shkaqet e aksidentit si dhe për personat e lënduar në këtë aksident.

Aksidentet në Veternik shkaktojnë kolona të gjatë për shkak të numrit të madh të veturave që kalojnë si dhe në mungesë të rrugëve alternative. Edhe në këtë aksident shihet se është shkaktuar kolonë e gjatë./Insajderi.com