Aksident në Prishtinë – vdes një person

Aksident në Prishtinë – vdes një person

Një 65-vjeçar ka vdekur sot rreth orës 16:30 si pasojë e përplasjes nga një makinë në lagjen Dardania të Prishtinës.

Aksidenti ka ndodhur mbrapa semaforëve tek Bulevardi Bill Clinton, raporton Gazeta Online Insajderi. Viktima dyshohet të ketë qenë duke ecur në këmbë me një fëmijë jo më me shumë se 2 vjeç, i cili ka shpëtuar.

Lajmin e ka konfirmuar Milaim Fejzullahu, komandant i Policisë së Trafikut në Policinë e Kosovës për Rajonin e Prishtinës.