Aksident në Prishtinë – Shpend Ahmeti paralajmëron kamera për shkeljet në trafik

Aksident në Prishtinë – Shpend Ahmeti paralajmëron kamera për shkeljet në trafik

Dy vetura janë përfshirë në një aksident që ka ndodhur në rrugën “Rexhep Luci” në qendër të Prishtinës.

Dëme materiale ka pësuar vetura e llojit Renault që ka goditur pengesat derisa i është shmangur përplasjes me veturën Passat që ka pësuar dëme në mbrojtësen përpara.

Nërsa lidhur me aksidentin ka reaguar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Nuk e di se çfarë shpejtësie duhet me pas kjo makinë për me e bo këtë ndeshje në Rrugën Rexhep Luci. Një vajzë është lënduar, por pengesat antiparking (kunxhat) sot kanë shpëtuar dhjetëra qytetarë (këmbësorë)”, shkruan ai në Facebook.

Ahmeti me këtë rast ka paralajmëruar se së shpejti Komuna do të fillojë me përdorimin e kamerave për shkelje në trafik dhe dënime me postë.