Aksident në Prishtinë, motoçiklisti përplasët me një veturë

Aksident në Prishtinë, motoçiklisti përplasët me një veturë

Një person ka mbetur i lënduar, pas një aksidenti që ndodhi në mbrëmjen e së enjtes në Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur saktësisht në rrugën ”Vëllëzërit Fazliu” derisa si pasojë e pakujdesisë dhe mospërshtatjes së shpejtësisë në trafik, një motoçikletë është përplasur me një veturë.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës, i cili tha se ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime dhe është duke u trajtuar në QKUK.