Aksidenti ka ndodhur në fshatin Burojë të Skenderajt, prej nga vjen presi" />

Aksident me fatalitet në Burojë të Skenderajt

Aksident me fatalitet në Burojë të Skenderajt

Si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident komunikacioni ka vdekur një person rreth 28-vjeçar.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Burojë të Skenderajt, prej nga vjen presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale e Mitrovicës. Zëdhënësi Avni Zahiti tregoi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19 :00.

Përveç një personi që ka vdekur nga lëndimet e marra, edhe tre të tjerë janë lënduar. Sipas Zahitit, dy prej tyre po kurohen në Spitalin rajonal të Mitrovicës, e njëri në QKUK.

Në këtë aksident janë të përfshira një veturë dhe një traktor. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.