Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën e Rinasit.

Për pasojë 4 automjete, dy të tipit “Ford”, një aut" />

Aksident i tmerrshëm në Rinas, vetura ndahet në dysh

Aksident i tmerrshëm në Rinas, vetura ndahet në dysh

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën e Rinasit.

Për pasojë 4 automjete, dy të tipit “Ford”, një automjet tip “Golf” dhe një furgon tip “Benz” janë përplasur në mënyrë fatale.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, 4 persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë për në spital.

Burime për JOQ.al, raportojnë se një vajzë e re gjendej e shtrirë në tokë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas informacioneve paraprake, shkak për aksidentin u bë gjendja e dehur e dy të rinjve që udhëtonin tek makina tip “Ford” duke u shtyrë edhe nga lagështira në rrugë, gjë që çoi në përplasjen tragjike të automjeteve.