Aksident i rëndë – vetura godet këmbësoren në qendër të Prishtinës

Aksident i rëndë – vetura godet këmbësoren në qendër të Prishtinës

Në orën 15:00 në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku ku vetura e ka goditur rëndë një këmbësore. Ajo ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ahmeti tha se aksidenti ka ndodhur ndërmjet një veture dhe një këmbësore.

“Këmbësorja është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa policia po merret me rastin”, shtoi Ahmeti.

Policia e Kosovës me qëllim të reduktimit të aksidenteve në trafikun rrugor vazhdon të apelojë te të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti drejtuesit e automjeteve, që të jenë të kujdesshëm dhe sa më vigjilentë gjatë drejtimit të automjeteve të tyre.