Aksident i rëndë në Zvicër – vdes kosovari 31-vjeçar dhe lë pas një vajzë

Aksident i rëndë në Zvicër – vdes kosovari 31-vjeçar dhe lë pas një vajzë

Në qytezën Waldstück, një tragjedi ndodh të shtunën në mbrëmje: kosovari 31-vjeçar Jeton F. * nga qyteza Olten e Soloturnit po udhëtonte me tre kolegë të tij për në Gretzenbach. Gjatë rrugës ai humbi kontrollin e veturës së tij Mini Cooper dhe u aksidentua.

Pa frenuar fare, ai me veturën e tij ndesh në një shenjë trafiku dhe më pas në disa lisa në pyll. Policia dhe ambulanca arritën në vend të ngjarjes, mirëpo Jeton F. ndërroi jetë pa pranuar ndihmën mjekësore, shkruan Blick.ch.

Së bashku me të, vdiq edhe pasagjeri që ishte ulur në sediljen e përparme të veturës. Të dy pasagjerët në pjesën e pasme të veturës mbijetuan, edhe pse u plagosën rëndë.

Hidhërimi në familjen e kosovarit është i madh.

“Ne jemi të tronditur,” thotë Adnani, familjar i kosovarit 31-vjeçar, raporton gazeta zvicerane Blick. Kosovari 31-vjeçar la pas një vajzë. “Ajo ka jetuar me nënën e saj që nga divorci”, thonë familjarët e tij.

I ndjeri punonte si pllakangjitës në një kompani në Soloturn.

*Jeton F. nuk është emri i vërtetë i të ndjerit, por është emër i njohur për redaksinë