Policia ka njoftuar që si pasojë e aksidentit, janë lënduar gja" />

Aksident i rëndë në Skenderaj – lëndohen gjashtë persona

Aksident i rëndë në Skenderaj – lëndohen gjashtë persona

Dje në fshatin Makermal të Skenderaj ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy vetura.

Policia ka njoftuar që si pasojë e aksidentit, janë lënduar gjashtë persona, katër prej tyre meshkuj, si dhe dy femra, raporton KP.

Në mesin e të lënduarve është edhe shoferi i cili dyshohet të jetë shkaktar i aksidentit. Të gjithë të lënduarve u është dhënë ndihma mjekësore në spitalin rajonal në Mitrovicë dhe pastaj janë dërguar për trajtim të mëtejmë në QKUK.