Kushtet atmosferike kanë bërë që të vësht" />

Aksident i rëndë në Klinë, rrokulliset një veturë

Aksident i rëndë në Klinë, rrokulliset një veturë

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 19:00, në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Gjurgjovik të Klinës.

Kushtet atmosferike kanë bërë që të vështirësohet qarkullimi i veturave.

Në pamjet nga vendi i ngjarjes shihet një veturë që është rrokullisur.

Sipas fotografive, gjithashtu shihen persona të shtrirë në tokë.

Express ka tentuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës, por ajo nuk ishte e qasshme.