Akrobatit të trapezit i rrëshqet gruaja prej dore gjatë shfaqjes!

Në shoun e njohur të talentëve burri në trapez e lëshon bashkëshorten e cila bie në dysheme para djalit të tyre të shkouar.

Akrobatit të trapezit i rrëshqet gruaja prej dore gjatë shfaqjes!

Jurisë dhe publikut të shout “America’s Got Talent” iu ngri gjaku kur shfaqja e qiftit të ri në trapez përfundoi keq. Tyce rastësisht e lëshoi bashkëshorten e tij Mary derisa vareshin rreth dhjetë metra mbi skenë dhe ajo bie në dysheme. Derisa i rrëshqiste nga duart, ai u përpoq ta kap për këmbë, por pa sukses.

Momentin shokues e përcillte nga publiku edhe djali i tyre dyvjeçar Jaxx bashkë me gjyshen, dhe të dytë filluan të bërtasin prej frikës.

Për çudi, Mary përfundoi pa lëndime sepse me shkathtësi ra mbi shpuzë. Edhe pse dukshëm e shqetësuar, ajo madje u përkulë para publikut bashkë me bashkëshortin i cili më vonë tregoi se rënia e saj ishte momenti më i rëndë në jetën e tij.

“E ndieja se si po më rrëshqet nga duart. Pata përshtypjen se ky tmerr po zgjatë përgjithmonë”, tregoi Tyce.

“Gati e theve qafën”, i tha anëtari i jurisë Simon Cowell ende dukshëm i shqetësuar.

Tregimi i qiftit të ri i cili e shokoi botën është interesant. Ishin njoftuar derisa merrnin pjesë në një shou ku kanë kërcyer në det nga shkëmbi. Pas kësaj u martuan dhe vendosën të performojnë së bashku nën emrin Duo Transcend, dhe marrin pjesë në programin e njohur të “Cirque Du Soleil”.

Kur nuk janë në turne jetojnë në Salt Lake City. Tyce është i verbër në syrin e djathtë për shkak të një sëmundje progresive të syve. Shpesh shfaqin edhe akrobacione në patina./Insajderi.com.