AKR – VV-së: Sondazhi është i porositur dhe i plotësuar në zyrat e juaja

AKR – VV-së: Sondazhi është i porositur dhe i plotësuar në zyrat e juaja

Aleanca për Kosovën e Re ka reaguar ndaj sondazhit të publikuar sot nga Lëvizja Vetëvendosje, në të cilin sondazh VV doli partia e parë në vend, ndërsa AKR, sipas sondazhit nuk ka arritur më shumë se 4 për qind të votave.

AKR-ja përmes një komunikate për medie ka thënë se sondazhet e bëra nga partitë politike në Kosovës janë të porositura dhe të plotësuara në zyrat e partive.

“Sondazhet e porositura dhe të plotësuara nëpër zyrat e partive politike, e që mbajnë logot e ndonjë kompanie, po tentojnë që t’i vlerësojnë lartë me përqindje të votave subjektet politike që po e shkatërrojnë rëndë Kosovën, po i shesin gjatë natës minierat dhe po shkatërrojnë të ardhmen e rinisë kosovare”, thuhet në komunikatë.

Sipas AKR-së, këto sondazhe kanë renditur lartë mbështetjen qytetare për dhunën e shfrenuar ndaj objekteve e pasurisë shtetërore, duke e promovuar atë si zgjidhje të problemeve me të cilat ne ballafaqohemi.

AKR është shprehur e bindur “se mbështetja qytetare në ditën e sotme është tri herë më e madhe se ajo që është prezantuar sot dhe ka tendencë të vazhdueshme të rritjes.”

 

AKR ka ftuar strukturat e veta që të jenë edhe më të mobilizuara në aktivitetet e përditshme, me qëllimin e vetëm që ta shpëtojmë shtetin tonë dhe t`ia kthejmë dinjitetin qytetarëve të Kosovës. /Insajderi.com