AKR tregon kushtin për t’u bërë pjesë e qeverisë

AKR tregon kushtin për t’u bërë pjesë e qeverisë

Sekretari i AKR-së, Vesel Makolli, i ka quajtur dezinformata lajmet e përhapura se një marrëveshje mes PAN dhe AKR është arritur.

Sipas tij, AKR është në bisedime me partnerin e koalicionit LAA-në dhe Vetëvendosjen, për të zgjedhur situatën e krijuar në vend.

“Nuk kam informacion dhe nuk ka bisedime sa e di unë. Informata e përhapur në media para dy dite ka qenë dezinformat dhe zoti Pacolli ka qenë jashtë vendit, kështu që nuk ka asgjë këtu. Bisedimet jemi duke i bërë me koalicionin ku jemi. Të gjitha ato që i ka thënë presidenti jonë, është se ne jemi në bisedime me LAA-në dhe VV-në, që të lëvizim nga vendi dhe situata që jemi”, tha Makolli.

I pyetur se sa është e mundur një marrëveshje me PAN-in në ditët në vijim, Makolli u shpreh se ajo është e mundur vetëm nesh bëhet fjalë për qeveri gjithë përfshirëse, por kurrsesi vetëm me PAN-in.

“Marrëveshje me PAN-in jo nuk do të ketë, por nga jashtë po shikohet veprimi i kuvendit tonë që me ja dhënë presidentit autorizimin për të krijuar një qeveri gjithëpërfshirëse, kjo është keq interpretua sepse ky nuk është vendim për me kaluar të PAN-i, por me e krijuar një qeveri gjithëpërfshirëse”, shtoi tutje Makolli, për indeksonline.

Ndonëse zyrtarët e AKR-së po e kundërshtojnë një marrëveshje me PAN-in, deputeti i NISMA-s, Zafir Berisha gjatë ditës së djeshme tha se qëndrimet mes AKR-së dhe PAN-it po afrohen.