AKR propozon Behgjet Pacollin për kryetar të Prishtinës

AKR propozon Behgjet Pacollin për kryetar të Prishtinës

Aleanca Kosova e Re (AKR) i ka propozuar presidentit të partisë, Behgjet Pacollit prë të kandiduar për kryetar të Komunës së Prishtinës në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Sipas nënkryetares së AKR-së, Albena Reshitaj, strukturat e kësaj partie e kanë propozuar Behgjet Pacollin për kryetar të Prishtinës.

Nënkryetarja e Aleancës Kosova e Re, Albena Reshitaj ka thënë për RTV21 se kërkesat e të gjitha degëve të partisë në Prishtinë kanë qenë që Behgjet Pacolli të jetë kandidati për Kryetar të Prishtinës.

“Në një mbledhje shumorëshe që kemi pasur me Kryesinë dhe me Kuvendin ne kemi diskutuar për mundësinë që ai të jetë kandidat për Prishtinën, të ju them të drejtën edhe personalisht mendoj se kish me qenë një nder për Kosovën, për Prishtinën me e pasë kryetar të Prishtinës, Behgjet Pacollin.”, ka thënë Reshitaj.

Ajo ka shtuar se propozimi ende nuk është dorëzuar në KQZ pasi që po pritet konfirmimi nga Pacolli, njofton Insajderi.

Por, Reshitaj ka thënë se “ka mbetur që që vendoset nga ai [Behgjet Pacolli v.j], nëse do ta pranojë këtë”. /Insajderi.com