AKR: Nuk ka një koalicion me PDK-në, do të garojmë vetëm

Aleanca Kosova e Re ka mohuar pretendimet në media për një koalicion të mundshëm me Partinë Demokratike të Kosovës dhe ka shprehur se nuk do të bëjë asnjëherë koalicion me PDK-në.

AKR: Nuk ka një koalicion me PDK-në, do të garojmë vetëm

Përmes një njoftimi për medie, AKR ka bërë të ditura qëndrimet e saj, duke thënë se nuk do të zhvillojë koalicion parazgjedhor me asnjë parti në Kosovë.

“AKR sqaron opinionin publik se do te garojë e vetme në zgjedhjet qendrore e komunale dhe asnjëherë nuk do tē bëjë pazare politike në dem të qytetarëve të Kosovës. AKR nuk ka zhvilluar dhe nuk do të zhvillojë asnjëherë diskutime për koalicione parazgjedhore. Çdo tendencë për prezantim ndryshe të realitetit është shpifje dhe manipulim”, tuhet në kumtesën e AKR-së.

Sipas AKR-së, presidenti i kësaj partie Behgjet Pacolli, disa herë e ka bërë të qartë publikisht “se ka vija të kuqe bashkëpunimi me të gjitha subjektet politike, për çfarë do lloj koalicioni parazgjedhor e sidomos me partitë parlamentare të këtij mandati”. /Insajderi.com