AKR e mbështetë protestën për Haradinajn

AKR e mbështetë protestën për Haradinajn

 

Aleanca Kosova e Re, i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për të protestuar të shtunën kundër ndalimit të Ramush Haradinajt nga autoritet franceze në bazë të urdhërarrestit nga Serbia.

“Protesta e thirrur për ditën e shtunë, në ora 13.00, kundër mbajtjes së z. Haradinaj në Francë është plotësisht e drejtë, prandaj AKR-ja e mbështet si të tillë duke besuar fuqishëm se kjo do të jetë një protestë masive, paqësore dhe dinjitoze”, thuhet në njoftim.

Para AKR-së edhe Lëvizja Vetëvendosje dhe Lëvizja për Bashkim kanë dalur në përkrahje të organizimit të kësaj proteste. /Insajderi.com