AKR dhe VV zyrtarizojnë koalicionin në Mitrovicë

AKR dhe VV zyrtarizojnë koalicionin në Mitrovicë

Aleanca Kosova e Re në Mitrovicë ka nënshkruar marrëveshje për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Këtë e ka bërë të ditur vetë kandidati i AKR-së për Mitrovicën, Agim Bahtiri përmes një postimi në Facebook, duke u shprehur se Mitrovicës po i jepet garanci për një qeverisje të pastër.

“Sot së bashku me kryetarin e VV-së në Mitrovicë, Faruk Mujka, e nënshkruam marrëveshjen për koalicion qeverisës për komunën e Mitrovicës. Me VV-në bashkëqeverisim prej një viti dhe këtë bashkëpunim të sinqertë dhe shumë të suksesshëm vendosëm ta vazhdojmë edhe për katër vite, duke i dhënë Mitrovicës qeverisje me duar të pastra dhe garanci të mos kthimit të krimit dhe korrupsionit, e cila i ka karakterizuar qeverisjet komunale paraprake”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se gjatë ditës AKR dhe VV kanë zyrtarizuar koalicionin edhe në Prishtinë.