“AKR dhe Alternativa konfirmuan edhe sot se nuk bëjnë koalicion me PDK-në”

 “AKR dhe Alternativa konfirmuan edhe sot se nuk bëjnë koalicion me PDK-në”

Kandidatja e dytë më e votuar në radhët e koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Vjosa Osmani, ka konfirmuar edhe një herë se partia e saj së bashku me partnerët e koalicionit do të refuzojnë çdo bashkëpunim me Partinë Demokratike të Kosovës.

Osmani ka thënë se edhe nga takimi që kanë pasur sot partnerët e koalicionit AKR-Alternativa ata kanë konfirmuar mundësinë për bashkëpunim me PDK-në.

“Partneret e koalicionit kanë konfirmuar edhe sot nga takimi që kemi pasur se nuk do të ketë koalicion me PDK-në”, ka thënë Osmani në Klan Kosova.