AKP ndanë 130 mijë euro për punëtorët e 14 ndërmarrjeve shoqërore

AKP ndanë 130 mijë euro për punëtorët e 14 ndërmarrjeve shoqërore

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka njoftuar se do të bëjë shpërndarjen e 20% për punëtorët e kualifikueshëm të 14 ndërmarrjeve shoqërore që janë privatizuar në Kosovë.

Përfitues të 132 mijë e 549 euro do të jenë 1 mijë 144 punëtorë.

“Pas vendimeve të plotfuqishme nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës, Agjencia ka përgatitur dokumentacionin për shpërndarjen e fondeve të 20%-shit për punëtorët e kualifikueshëm edhe për 14 ndërmarrje shoqërore”, shkruan në njoftimin e AKP-së.

Kurse transferi i fondeve për këto ndërmarrje do të bëhet përmes llogarisë së Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës. /Insajderi.com

14 ndermarrjet